Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nisja e negociatave, Berisha: Rama të heqë dorë nga amnistia fiskale. Të mos provokojë partnerët

12:56 / July 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si kurrë më parë, në një deklaratë për mediat nga selia blu, këtë të hënë doli vetë kryetari Sali Berisha. Pasi i shprehu mirënjohjen vendeve anëtare të Bashkimit Europian për vendimin e tyre miqësor ndaj Shqipërisë për nisjen e negociatave, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos guxojë të provokojë partnerët tanë, por të heqë dorë përfundimisht nga ligji i amnistisë fiskale.

“Shpreh mirënjohjen më të thellë për Komisionin Europian dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian për vendimin e tyre miqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Gjithashtu, siguroj BE-në se PD-ja sot në opozitë, do të mbështesë dhe do të ndërmarrë çdo akt, vendim apo reformë të nevojshme për avancimin e procesit të integrimit të vendit në BE”, tha Berisha.

“I kërkoj Edi Ramës publikisht që në përgjigje të këtij vendimi fisnik të vendeve anëtare, të mos guxojë të provokojë partnerët tanë, por të heqë dorë përfundimisht nga ligji i amnistisë fiskale, kundër të cilit është shprehur haptaz Komisioni Europian dhe vende anëtare të BE-së. Edi Rama duhet të kuptojë se problemi më madhor që vendet anëtare të BE-së kanë me Shqipërinë është kriminaliteti dhe eksportimi i tij në vendet e tjera. Legalizimi i parave të krimit është mesazhi më i keq që i dërgohet këtyre vendeve”, shtoi kreu demokrat.

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 45-vjeçar! Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

22:55 / October 15, 2026

Tronditet Shkodra/ Tritol në derën e shtëpisë policit të Kriminalistikës

22:00 / October 15, 2026

Sulmet në protestë, mbyllen biznese e banka! Shoqata: Llogaritë bankare të qytetarëve s’janë cënuar

20:58 / October 15, 2026

Protestat e dhunshme, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Qëndroni vigjilentë!

20:18 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.