Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit Luigj Marku i cili akuzohet për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.
Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete socilale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet jashtë Shqipërisë.
Pas dhënies së adresës dhe numrit të telefonit ‘fansat e Stresit’, i kanë shkuar ekstremistit Luigj Marku në shtëpi dhe i kanë kërkuar ti takojë. Dhe duket se punën e Antiterrorit e kanë bërë ‘fansat e Stresit’ por Luigji duke se është frikësuar dhe nuk e ka hapur telefonin.
