Tanimë prej dy muajsh ka qarkulluar lajmi për një lidhje të mundshme mes kompozitorit, Flori Mumajesi dhe këngëtares simpatike e të talentuar, Kejsi Tola. Mbrëmë, të dy këngëtarët kanë qenë të ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’ nga Luana Vjollca, ku zbuluan disa informacione nga jeta e tyre.
E pyetur Kejsi nëse është single apo e lidhur, Flori e ka ngacmuar duke thënë ‘Më ke mua’, që është titulli i këngës së Kejsit në kompeticionin ‘Kënga Magjike’.
Menjëherë këngëtarja e njohur, Fif ka thënë se: “Kejsin e ka dashnore, mua më ka grua, na ka të dyjave”.
Pavarësisht batutave dhe humorit, mendohet se u bë e qartë që mes këngëtarëve nuk ka asgjë tjetër, veçse miqësi.