Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Putin dhe Erdogan takohen nesër në Iran, ja çfarë pritet të diskutohet

17:04 / July 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iii 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan do të takohen të martën në Teheran për të diskutuar mbi eksportin e grurit ukrainas.

Rusia, Ukraina, Turqia dhe Kombet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje gjatë kësaj jave, e cila synon rifillimin e dërgesave detare të grurit nga Ukraina përmes Detit të Zi, të cilat u ndërprenë pas vendimit të Rusisë për të dërguar forcat e saj të armatosura në Ukrainë, në muajin shkurt.

Putinit dhe Erdoganit do t’i bashkohet të martën edhe presidenti iranian Ebrahim Raisi për të diskutuar krizën në Siri, ku të tri shtetet janë të përfshira në operacione ushtarake.

Çështja e dërgesave të grurit ukrainas do të diskutohet me presidentin Erdogan…Ne jemi gati të vazhdojmë të punojmë për arritjen e një marrëveshjeje”, tha të hënën Yuriy Ushakov, këshilltar i politikave të jashtme të Rusisë.

Portet ukrainase që ndodhen në Detin e Zi, që përbënin rrugët kryesore të eksporteve bujqësore të vendit, janë bllokuar që nga nisja e pushtimit rus. Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë furnizues kryesore të drithërave në tregjet botërore. Rusia është gjithashtu edhe një prej eksportuesve më të mëdhenj të plehrave kimike, ndërsa Ukraina është një prej prodhuesve kryesorë të vajit të misrit dhe atij të lulediellit./ Rel

Erdogan grure putin Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hakerat sulmojnë bankën franceze, ‘zhduken’ 100 milionë dollarë

10:43 / November 5, 2026

Alarm për bombë në fluturimin Dublin-Romë, avioni bën ulje emergjente në një bazë ushtarake në Francë

10:40 / November 5, 2026

E rëndë në SHBA, babai hedh dy fëmijët e tij nga një garazh parkimi me 5 kate dhe më pas vret veten

10:07 / November 5, 2026

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.