Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia gjobit me 360 milionë dollarë kompaninë “Google”

17:37 / July 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
guu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gjykatë në Moskë ka gjobitur të hënën kompaninë Google me 21 miliardë rubla (360 milionë $) pasi sipas saj, nuk ka hequr përmbajtje në lidhje me ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Rregullatori i telekomunikacionit rus, “Roskomnadzor” deklaroi të hënën se platforma video e YouTube-it, në pronësi të Google-it, dështoi në bllokimin e “informacioneve të rremë” mbi ofensivën ruse në Ukrainë, sikurse edhe në heqjen e “propagandës ekstremiste dhe përmbajtjeve terroriste” të cilat i bënin thirrje të miturve të merrnin pjesë në demonstrata të paautorizuara.

Kjo është hera e dytë që autoriteti rus gjobit Google pasi vitin e kaluar gjiganti i telekomunikacionit botëror u gjobit me 98 milionë dollarë.

Llogaria bankare e filialit rus të Google u bllokua, çka solli dhe falimentimin e saj dhe bëri të pamundur pagesën ndaj stafit dhe furnizuesve lokalë.

Kompania Google, e cila mund të apelojë vendimin, nuk i është përgjigjur ende kërkesës për koment.

Në qershor të këtij viti, rregullatori rus i telekomunikacionit “Roskomnadzor” deklaroi se platforma YouTube po shpërndante informacion të rremë mbi konfliktin në Ukrainë dhe kishte lejuar promovimin e pikëpamjeve ekstremiste në vend.

“Faqja e videove YouTube me qëllim promovon shpërndarjen e informacioneve të pavërteta mbi progresin e operacionit special ushtarak në Ukrainë, duke diskretituar forcat e armatosura të Federatës Ruse”, deklaroi Roskomnadzor.

Rusia pretendon se po zhvillon “një operacion special ushtarak” në Ukrainë, për të eliminuar, sipas saj një kërcënim ndaj sigurisë dhe për të mbrojtur popullsinë rusisht-folëse nga persekutimi.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë hedhin poshtë akuza të tilla si pretekste të pabaza për një grabitje të paligjshme territoresh.

Google, konfirmoi më 1 mars se kishte hequr mediat ruse të financuara nga shteti si “RT” nga seksioni i saj i lajmeve, përfshi mjetin e kërkimit të Google News, pas pushtimit rus të Ukrainës raporton agjencia e lajmeve Reuters./ Rel

360 milionë dollarë Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas polemikave, Princ Harry zbulon lajmin e fundit për Archie dhe Lilibet

20:18 / September 18, 2026

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

Integrimi/ Von der Leyen vjen në Shqipëri në fund të shtatorit, Serbia dhe Bosnja mbeten jashtë turit ballkanik të presidentes së KE-së

15:04 / September 18, 2026

Haradinaj dhe deputetët e Aleancës në shesh, i bashkohen protestës në mbështetje të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit

12:43 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.