Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Prokurori italian: Mafia shqiptare është fuqizuar, pastron paratë e pista në Shqipëri

18:38 / July 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurori i antimafias italiane, Nicola Gratteri, teksa vë në dukje fuqizimin e mafies shqiptare, kryesisht vitet e fundit, e rendit atë të dytën pas Ndrangheta-s.

Sipas tij, fuqizimi ka ardhur si pasojë e nivelit shumë të lartë të korrupsionit në vend.

Ai u shpreh se mafia shqiptare pastron në Shqipëri paratë e mbledhura nëpër Evropë që vijnë nga aktivitetet e tyre kriminale.

“Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë të lartë korrupsioni. Brenda pak kohësh, Holanda e sheh veten me tre mafie: ‘Ndrangheta, mafia shqiptare dhe maffia, me dy F, e brezit të tretë të afrikano-veriorëve, e tunizianëve, që janë futur me egërsi në Holandë. Kur flas për mafie shqiptare, nuk e kam fjalën për ata të uritur që në vitet e shkuara grabisnin vila në bregdet, në Toskana, Piemont. Mafia shqiptare tashmë është një mafie e fortë. E fortë sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë i lartë korrupsioni, ku një e treta e Shqipërisë, është mbjellë me marijuana, ku sekuestrojmë deri në 78 tonë njëherazi marijuanë të ardhur përmes kanalit të Otrantos. Dhe këtë mafie që fuqizohet e pasurohet në vendin e saj tashmë prej dy vitesh e shohim në sipërmarrje të përbashkët me ‘Ndrangheta, me Santa Marta në Kartagjena e Bogotà, duke blerë tonelata kokaine’, ka deklaruar Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri gjatë diplomimit të tij ‘Honoris Causa’ në Universitetin Politeknik të Marche.

korrpsioni mafia shqiptare Nicola Gratteri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.