Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zonja e parë e Ukrainës në SHBA, Olena Zelenska zhvillon vizita të rëndësishme

09:19 / July 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3000
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u takua të hënën me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, ndërsa filloi një seri takimesh të nivelit të lartë në Uashington, përfshirë edhe një takim me Zonjën e Parë Jill Biden.

Flamujt ukrainas blu dhe të verdhë valëviteshin përkrah flamujve amerikanë në kryeqytet ndërsa zonja Zelenska i drejtohej takimit të saj të parë në Shtetet e Bashkuara, me Sekretarin Blinken. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se sekretari i shtetit e siguroi zonjën Zelenska për angazhimin amerikan për Ukrainën. Sekretari Blinken gjithashtu komentoi për punën e saj me civilët që përballen me trauma dhe dëmtime të tjera nga lufta.

Departamenti i Shtetit fillimisht njoftoi dhe më vonë anulloi një dalje të tyre të përbashkët për fotoreporterët. Ruajtja e toneve të ulëta sugjeron se zonja Zelenska nuk po udhëton si përfaqësuese zyrtare e qeverisë së bashkëshortit të saj, Presidentit Volodymyr Zelenskyy. Zonja Zelenska studioi arkitekturë në universitet, por punoi si skenariste komedish, përfshirë edhe për komeditë e zotit Zelenskyy, i cili luante në një serial të njohur televiziv përpara se të fitonte presidencën në vitin 2019.

Gjatë luftës, Presidenti Zelenskyy fitoi admirimin e ukrainasve dhe mbështetësve të Ukrainës jashtë vendit, nëpërmjet qëndrimit të tij në kryeqytetin Kiev, pasi Presidenti rus Vladimir Putin filloi sulmin e tij ndaj Ukrainës në muajin shkurt. Së bashku me dy fëmijët, zonja Zelenska nuk u shfaq publikisht gjatë muajve të parë pas fillimit të sulmit. Në një intervistë me revistën Time këtë muaj, ajo tha se lufta e detyroi të strehohej larg Presidentit Zelenskyy për arsye sigurie që në orët e para të bombardimeve të forcave ruse. Fëmijët e tyre, ashtu si ukrainasit e tjerë, e kanë parë babanë e tyre gjatë fjalimeve drejtuar vendit të transmetuara gjatë natës.

Zonja Zelenska doli nga izolimi më 8 maj për të përshëndetur Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, e cila po bënte një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainën perëndimore. Dy zonjat e para u takuan më pas në një shkollë, ku u përqafuan, biseduan dhe iu bashkuan nxënësve të shkollës që po përgatisnin dhurata për Ditën e Nënës.

Që nga momenti i këtij takimi, zonja Zelenska ka marrë një profil më të lartë publik. Kjo përfshin dhënien e më shumë intervistave në gazeta për betejat e Ukrainës dhe për projektet e saj gjatë konfliktit. Ajo ka mbështetur ofrimin e terapisë për miliona ukrainas që tani përballen me hidhërimin dhe traumën. Ajo do të takohet me Zonjën e Parë Jill Biden të martën dhe do të flasë të mërkurën përpara ligjvënësve në auditorin e Kongresit në Kapitol. Burri i saj mori duartrokitje nga anëtarët e kongresit gjatë një fjalimi videofonik të drejtuar ligjvënësve në të njëjtin auditor më herët gjatë luftës. Zyrtarët ukrainas nuk iu përgjigjën menjëherë pyetjeve të hënën në lidhje me orarin e vizitës së saj. /VOA/

FX ll MWIAEmci5
3000
AP22199586317233

Olena Zelenska
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.