Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nënpunësi i Presidencës i përfshirë në spiunazh? Këshilltari i Metës: Të gjithë shqiptarët e dinë se ku punojnë spiunët dhe tradhëtarët 

19:44 / July 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
presidenca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenca ka reaguar pas një informacioni për përfshirjen e një nënpunësi të këtij institucioni në veprimtari të paligjshme, si ai i spiunazhit.

Këshilltari i Presidentit Meta, Tedi Blushi e konsideron lajm të rremë një informacion të tillë.

Me anë të një postimi në Facebook, ai e konsideron materialin e SHISH, të bazuar në një revistë të sigurimit të shtetit.

Postimi i Tedi Blushit:

Nuk ka asgjë të vërtetë në përmbajtjen e një “fake news” që prej disa javësh riqarkullohet në media, për gjoja nënkuptimin e përfshirjes së një nëpunësi të Institucionit të Presidentit të Republikës në veprimtari të paligjshme, gjoja sipas një raporti të SHISH, që është veçse një material promovues propagandistik për aktivitetin e tij, ku nuk përmendet kurrkund Presidenca dhe që ngjason me Revistën e Sigurimit të Shtetit “Në shërbim të popullit”.

Sqarojmë opinionin publik se përpjekja e gazetarit E.Q për të ngritur një tymnajë mbi Institucionin e Presidentit të Republikës dhe vijimi i konsumimit të pretendimeve të ngjashme nga portalet më karagjoze në vend dhe më në mbrojtje të aferës së inceneratorëve, dëshmojnë për një mungesë të theksuar profesionalizmi dhe një tendencë bajate dashakeqe për disa klikime më shumë. Të gjithë shqiptarët e dinë se ku punojnë spiunët dhe tradhëtarët e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar!

tediblushi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 45-vjeçar! Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

22:55 / October 15, 2026

Tronditet Shkodra/ Tritol në derën e shtëpisë policit të Kriminalistikës

22:00 / October 15, 2026

Sulmet në protestë, mbyllen biznese e banka! Shoqata: Llogaritë bankare të qytetarëve s’janë cënuar

20:58 / October 15, 2026

Protestat e dhunshme, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Qëndroni vigjilentë!

20:18 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.