Një ngjarje sa e pazakontë aq dhe e rëndë është shënuar ditën e djeshme në në fshatin Rogovë të Gjakovës. Një 32-vjeçar nga Ferizaj kishte shkuar bashkë me babain e tij që ta marrë bashkëshorten e cila ndodhej në vizitë te familja e saj, por që u sulmua fizikisht nga miqtë e tij. Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.
Sipas mediave në Kosovë, personat që u arrestuan janë Isni Gashi 53-vjeçar bashkë me dy djemtë e tij, Sulltanin 32-vjeç dhe Eduartin 20-vjeç.
Raportohet se me të arritur në shtëpinë e miqve në fshatin Rogovë, 32-vjeçari u përfshi në një debat me miqtë e tij, për shkak ta disa mosmarrëveshjeve të momentit. Si pasojë e mospajtimeve për çështje ende të panjohura, Isniu bashkë me djemtë Sulltanin dhe Eduartin, kanë sulmuar fizikisht dhëndrin dhe babain e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore. Tre burrat e familjes Gashi kanë përfunduar në ndalim policor për shkak të sulmit ndaj dhëndrit.
Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ata të ndalohen për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.