Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Biden nënshkruan urdhër kundër ndalimit të shtetasve amerikanë jashtë vendit

09:29 / July 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nënshkruar një urdhër që ka për synim të pengojë shtetet që të ndalojnë dhe ndëshkojnë padrejtësisht shtetasit amerikan jashtë vendit. Kjo masë do t’i lejojë agjencitë e Qeverisë amerikane që të vendosin sanksione dhe masa të tjera ndaj atyre që “padrejtësisht ndalojnë” amerikanë, tha një zyrtar amerikan gjatë një konference me gazetarë para se Biden të nënshkruante urdhrin.

Kjo lëvizje vjen pasi së fundmi disa shtetas amerikanë janë arrestuar në Rusi, përfshirë edhe basketbollisten, Brittney Griner. Autoritetet ruse kanë thënë se kanë gjetur vaj kanabisi në valixhen e saj, kur ajo po kalonte nëpër aeroportin Sheremetevo në muajin shkurt. Shtetasi tjetër amerikan, ish-marinsi, Paul Whelan, është arrestuar në dhjetor të vitit 2018 dhe është akuzuar për spiunazh. Ai ka mohuar akuzat, por në qershor të vitit 2020 është dënuar me 16 vjet burgim.

Biden “është i përkushtuar që të zgjidhen të gjitha këto raste”, tha zyrtari amerikan. Në të njëjtën kohë, Uashingtoni dëshiron të krijojë një strategji parandaluese që rrit pasojat për marrjen e pengjeve, përfshirë vendosjen e sanksioneve financiare dhe të udhëtimit.

Fondacioni James W.Foley, thotë se 64 amerikanë aktualisht janë të ndaluar padrejtësisht ose po mbahen pengje. Ky fondacion është themeluar në emër të James Foley, gazetarit amerikan që u rrëmbye dhe vra në Siri më 2014. Urdhri i presidenti Biden vjen pasi ish-marinsi amerikan, Trevor Reed, u përfshi në një shkëmbim të të burgosurve, përkatësisht me Konstantin Yaroshenko, një pilot rus që kishte qenë i burgosur në SHBA nën akuzat për trafikim droge.

joe biden
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Integrimi/ Von der Leyen vjen në Shqipëri në fund të shtatorit, Serbia dhe Bosnja mbeten jashtë turit ballkanik të presidentes së KE-së

15:04 / September 18, 2026

Haradinaj dhe deputetët e Aleancës në shesh, i bashkohen protestës në mbështetje të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit

12:43 / September 18, 2026

Ali Ahmeti: Jam i indinjuar me Albin Kurtin, t’i lere pas zënkat me mua e Ramën

11:47 / September 18, 2026

OKB: SHBA-të dyshohen për krime lufte në Iran

11:44 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.