Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Noizy zbulon këngëtarët dhe detaje nga koncerti “Alpha Show”: Rreth pesë orë muzikë “hip hop”

10:37 / July 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 47
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me këngëtarët më të njohur të momentit, Noizy premton t’u dhurojë fansave një koncert që do ta shijojnë dhe do ta mbajnë mend gjatë. I ftuar në “Wake Up” këtë mëngjes, artisti zbuloi disa detaje nga koncerti që do të mbahet në 14 gusht në sheshin “Nënë Tereza”.

“Koncerti quhet Alpha se është emri i albumit që publikohet disa ditë para koncertit. E kemi caktuar në 14 gusht, se kemi shumë emigrantë në Itali dhe Greqi që vijnë nga mesi i gushtit. Kam në plan ta bëj çdo vit, si koncert që mbahet çdo vit, t’i japim mundësi shqiptarëve të dëgjojmë vetëm hip hop”.

Në skenë do të ngjiten artistët më të sukseshmëm, me disa prej të cilëve vetë Noizy ka bërë bashkëpunime. Fansat do të dëgjojnë Loredanën, Ylli Limanin, Ledri Vulën, Xhensila Myrtezajn, Kidën, Dhurata Dorën, Ardian Bujupin, Elgit Dodën e shumë të tjerë. Noizy thotë se të gjithë këngëtarët kanë pranuar ftesën.

“Jam befasuar nga të gjithë artistët që janë përgjigjur menjëherë. Është privilegj të performosh në një skenë aq të madhe, sidomos kur e organizon vetë. Nuk do lë asgjë mangët, do të jap 101 për qind nga vetja”.

Alpha Show do të nisë në orën 20:00 për të përfunduar pas mesnate. “Do të ketë rreth katër-pesë orë muzikë, nga ora 20:00 deri në 01:00. Shqipëria do të shohë sigurinë më të lartë që ka pasur ndonjëherë në koncerte këtu. Do të jetë spektakël, njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen për sigurinë”.

Alpha Show
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

Dua Lipa “surprizon” Shakirën në Madrid: Më duket se jam në ëndërr

10:47 / October 4, 2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

22:58 / October 2, 2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

22:22 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.