Grida Duma është treguar e ashpër dje ndaj Enkelejd Alibeajt në takimin e deputetëve në një nga lokalet e kryeqytetit. Në fjalën e saj në këtë takim, Duma i ka kërkuar Alibeajt që si kryetar grupi parlamentar, të distancohet nga Lulzim Basha.
“Erdha në respekt të dy kolegëve që na ftuan për kafe, për qetësinë dhe integritetin e paqtë të tyre. Erdha po ashtu me vëmendjen për t’ju dëgjuar, e madje pres që këtu të flasë qartë kryetari i grupit, sepse ajo që ka marrë përsipër të bëjë ai, pas “hapit pas” të ish kryetarit, është e madhe por po ashtu sfidë që krkonte qartësi politike. Asgjë nuk ka ecur si duhej!
Sot po jua them të gjithëve, sepse erdha për të qenë e hapur, atë që i thashë kryetarit të grupit edhe veçmas që në fillesë; distancohu publikisht nga ish kryetari dhe deklaro që nuk je nën hyqmin e tij, përndryshe do të jetë e dëmshme për ty vetë e për këdo tjetër që mban këtë qëndrim. Përpos kësaj i kam kërkuar të ngrihet menjëherë, menjëherë, një grup përfaqësues i PD dhe të bëhet një dialog i hapur me demokratët kudo nëpër Shqipëri. Kurrë nuk u dol të flitet me demokratët hapur dhe pa doreza, si ndodhën ngjarjet dhe çfarë na pret në këto kushte. Asnjëra nga këto nuk u bë!
Unë nuk kam asnjë kërkesë dhe asnjë kusht sepse i kam thënë qëndrimet e mia publikisht dhe më shumë se në tavolina të vogla kam qenë e qartë që njoh realitetin politik dhe po ju theksoj kolegë që kjo që po bëni nuk është politikë por një zhdukje e kontributit të këtyre grave dhe burrave këtu që kanë sakrifikuar dhe nuk i trajtoni dot formalisht sepse ska asnjë vlerë formalja me. Ne kemi një detyrim ndaj atyre që na kanë votuar, ata qe na kanë votuar duan të fitojnë dhe të vijmë në pushtet. Përveç të tjerave juve ju rëndon dhe ju pengon, juve jo mua, që konsideroheni se po bëni lojën e rikthimit të njërit që s’është, në një parti që do mbetet e vogel pas vulës.
Nëse nuk hiqni këtë ngarkesë mit apo këtë perceptim nuk do ngriheni dot. Nuk është çështja se ç’bën ai që do të rikthehet, sepse në fakt është jashtë politike, por çështja është se si ju nga demokratët dhe publiku shiheni se po ju përdor dikush. Vetem kur të jeni të lirë nga kjo përdorje mund të ndërtoni politikisht, ndryshe vetëm do të dëmtoni”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
