Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rikthehet pjesërisht në funksionalitet faqja online e-albania. Ja shërbimet që do ofrohen

16:59 / July 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1658328927xe albania 246
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministria me anë të një njoftimi për mediat, bën me dije se janë rikthyer 1.118 nga 1.225 shërbime elektronike për qytetarët.

“e-albania rikthehet në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët shqiptarë” – thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Kryeministria ka listuar një sërë shërbimesh të cilat tashmë janë funksionale.

“Tashmë mund të gjenerohen sërish nga platforma digjitale:

– Dokumentet me vulë elektronike – certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, eksteraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë, certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit)

Do të mund të aplikohet për:
– Regjistrimin në klasën e parë dhe të dhjetë të nxënësve
– Shërbimet e regjistrimit të biznesit, etj.
Por për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, portali e- albania, për arsye të larta sigurie, do të bëhet funksional së shpejti” – thuhet në e-albania.

Ende nuk janë rikthyer disa nga shërbimet si mëposhtë:

“Ndërkaq AKSHI-t, së bashku me skuadrën e Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerët e “Jones Group International”, po vijojnë punën me intensitet të plotë për t’ju kthyer qytetarëve edhe:

– Shërbimet e regjistrimeve dhe të ndryshimeve të pronarëve përfitues;
– Vërtetimin e ndihmës ekononomike, pagesës së paaftësisë së kufizuar dhe kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social;
– Për shërbimet e rezervimit të takimit për kryerje konsulte e ekzaminimi mjekesor;
– Për listën e notave dhe vertetimin e diplomës për studentet që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës;
– Për shërbimet konsullore, për shqiptarët jashtë vendit;
– Shërbimet e certifikatave të regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale;
– Njehsimin e diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja;
– Si dhe për kryerjen e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike

Duke falenderuar edhe një herë çdo qytetar, biznes, punonjës administrate, shtetas të huaj në Republikën e Shqipërisë, për durimin, kërkojmë mirëkuptimin në rast të ndonjë problemi me të cilin mund të hasemi, përgjatë këtij procesi e kësaj kundërofensive ndaj sulmit kibernetik, që s’ishe parë ndonjëherë më parë në vendin tonë. Sigurojmë edhe një herë gjithë qytetarët shqiptarë se do të vijojmë punën deri në rikthimin në funksion të plotë të çdo shërbimi” – thuhet në njoftim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026

Ursula von der Leyen nis turin e ballkanit nga Tirana, takim me Ramën dhe Begajn

09:34 / September 30, 2026

Goditet skema e mashtrimeve në Tiranë, 4 në pranga. Në kërkim pronari i ambientit

09:06 / September 30, 2026

Borxhi i Francës arrin rekord, 3.6 trilionë euro/ Presioni financiar rritet para zgjedhjeve të 2027

09:01 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.