Biznesmeni shqiptar Jusuf Enuzi (Isuf Koka), i cili qëlloi me armë në qendër të Shkupit gjatë protestës së 6 korrikut, është dënuar me 4 muaj burg.
Informacionin për Alsat e konfirmon Gjykata Penale e Shkupit nga ku njoftojnë se Jusuf Enuzit i është caktuar edhe arresti shtëpiak deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Enuzi u akuzuar për veprën penale “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm”.
Ai gjuajti me armë zjarri në ajër, si një formë paralajmërimi për protestuesit maqedonas që ishin afruar te prona e tij dhe donin ta dëmtonin atë. Koka u ndje i rrezikuar për veten dhe pronën e tij që është në afërsi të bustit të Skënderbeut në Shkup dhe për shkak të reagimit të vonuar të policisë, qëlloi me armë.