Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka reaguar sërish për koncertin që do të mbajë në Tiranë më 6 Shtator në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.
Përmes disa videove të publikuara në InstaStory, Rita Ora shprehet shumë e emocionuar para 16 milionë ndjekësve të saj në Instagram dhe tregon se do të ketë surpriza për shqiptarët në koncertin që do jetë pa bileta.
“Përshëndetje të gjithëve. Po! Po rikthehem në Tiranë në 6 shtator. Jam shumë e emocionuar që të festojmë në qytetin e rinisë. Faleminderit Erion Veliaj për ftesën. Do festojmë falas. Kjo është për njerëzit, të gjithë janë të mirëpritur, të sjellim atmosferë të mirë, të kalojmë kohë të mirë. Kam disa surpriza për ju. Ju nuk do të dëshironit t’i humbisnit. Shihemi atje.”, tha Rita në videon që publikoi, duke shtuar në shqip: “Ju dua shumë!”.
