Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Operacioni antidrogë në Fier/ Si u rrezikua jeta policëve gjatë ndjekjes së mjetit të mbushur me kanabis

19:31 / July 20, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mkk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një operacion antidrogë u zhvillua këtë të mërkurë në Fier. Dy persona u arrestuan, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga janë vënë Fatjon Gremi dhe Amarildo Xhafa, ndërsa në kërkim u shpall Selami Lushkaj.

Policia u vu në ndjekje të një automjeti tip “Ford” që dyshohej se kishte lëndë narkotike, e që po lëviste nga Bypass në drejtim të Fierit.

Gjatë ndjekjes së mjetit, uniformat blu janë penguar nga një makinë tip “Benz”, që i siguronte rrugën automjetit tip “Ford”, duke iu rrezikuar jetën punonjësve të policisë me manovrat që kryente për t’i shpëtuar ndjekjes.

Drejtuesi i “Ford”, Fatjon Gremi, 40 vjeç braktisi automjetin dhe tentoi t’iu shpëtonte policëve, por arratisja përfundoi shumë shpejt, pasi u kap në tokat e këtij fshati. Gjatë operacionit, u arrestua edhe drejtuesi i automjetit tip “Benz”, Amarildo Xhafa.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Ford”, u gjetën dhe u sekuestruan 83 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Droge Fier operacion Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026

Mesazhe kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve për protestën, Policia: Nuk i kemi dërguar ne

13:12 / October 22, 2026

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.