Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Anila Hoxha: Gledis Nano kërkoi të merrej në pyetje nipi i deputetit të PS-së për masakrën e Fushë-Krujës

22:07 / July 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anila
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Masakra e Fushë Krujës, edhe pse ka ndodhur që të dielën, ende ka vëmendjen e të gjithëve. Makabriteti ka marrë vëmendjen e opinionit publik, por sot ka emra të dyshuarish. Gazetarja Anila Hoxha shkruan se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka qenë personi që ka orientuar Policinë se ku duhet të hetonte. Madje ajo shton se shkresa jep emra konkrete se kush duhet pyetur për vrasjen e Brilant Martinajt, Dikler Vatës dhe Besmir Hoxhës, e sipas saj është një informacion që ose Nano e ka marrë në rrugë operative, ose e ka prej të dhënave personale.

“Ne rast se ky informacion është disponuar nga vartësit sipas zinxhirit hetimor, përse u duhet shkruar atyre që merren realisht me hetimin se çfarç duhet të bëjnë, kur kjo është detyrë e tjetërkujt? Dikush duhet të lëvizet nga detyra, se është në hava, nuk disponon informacionin bazik , nuk di kë të pyesë dhe me kë minimalisht kishin konflikt viktimat. Por meqenëse funksionon kështu dhe drejtori i përgjithshem orienton personalisht me shkresa, problemet që dalin janë këto; 1. Z. Gledis Nano nuk ka besim tek strukturat aktuale dhe tek disa vartës. 2 Z. Gledis Nano ka rezerva për cilësinë e hetimit në drejtoritë vendore 3. Z. Gledis Nano ka rënë në kurthin e publicitetit të tepruar, një grackë që nuk i kanë shpëtuar as paraardhësit e tij që u transformuan në SUPERPOLICE televizivë. 4. Z. Gledis Nano është i vetëm kundër një organizatë “të huaj” tek e cila nuk ka asnjë kompetencë për të dhënë urdhëra , ndaj le gjurmë me shkrim. 5. Z. Gledis Nano ka nevojë të rifitojë besimin e atyre që i kanë dhënë besim, përfshi dhe publikun dhe duke u ndjerë ‘i kërcenuar” nga ngjarje kriminale që tronditën opinionin nuk merr në konsideratë detyrat e tij dhe detyrat që ka secili në Polici dhe në prokurori. 6. Z. Gledis Nano i mungon tmerrësisht hetimi dhe nuk shkëputet dot nga vendngjarja. 7. Z. Gledis Nano është në një anije që i duhet të bëjë edhe kapitenin, edhe marinarin dhe punën e gjithë ekuipazhit,”-shkruan gazetarja.

anila hoxha fushe kruje maskra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.