Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama-PD: Jeni serbë. Berisha: Pas arrestimit të Hashim Thaçit, trinomi Kremlin-Beograd-Tiranë

12:58 / July 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mes një seance me tensione të forta, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se në procesin e arrestimit të Hashim Thaçit qëndron një trinom Kremlin-Beograd-Tiranë.

“Dua të theksoj se kur djemtë e Kosovës flijonin jetën dhe derdhnin gjakun, kur Adem Jashari shndërroi Prekazin në Krujë të vërtetë, parafolësi i dekonfiruar dhe i shndërruar në një pacient të pakururar shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantë në Paris. Shiste ikona të vjedhura, e ka thënë Fatos Nano, është deklaratë e tij.

Përsa i përket arrestimit të Hashim Thaçit, dua t’ju them sot të vërtetën. Në procesin e arrestimit të Hashim Thaçit qëndron një trinom Kremlin-Beograd-Tiranë. Ky (Edi Rama) e mori dhe e futi Hashim Thaçin në spiralet e ndryshimit të kufijve në Ballkan. Ky e mori Hashim Thaçin të shtrëngonte duart me Putinin, bashkë me Ymerët dhe Klosët e tij. Janë burime shpifjesh të pafundme.

Edi Rama, në një spirale futi udhëheqjen politike të Kosovës, e cila në mënyrë absolute ndikoi në procesin e arrestimit të tyre. Ky që do të bëhet tani patriot bashkë me Baton Haxhiun janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Këta ndërmorën fushatën, për anulimin e asgjësimit të Gjykatës Ndërkombëtare, gjë e cila tregonte indirekt se po përpiqej për të fshehur fajësitë që nuk ekzistonin”.

Edi Rama Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026

Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS

09:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.