Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ceremoni në nder të “Dëshmorit të Atdheut” Anri Kashiku/ Rama: Hero i të gjithë shqiptarëve

17:39 / July 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
juu 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anri Kashiku, i riu 18-vjeçar që humbi jetën të enjten e kaluar për të shpëtuar nga mbytja vëllanë dhe shokun e tij, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.

Gjatë ceremonisë në nder të Kashikut, kryeministri Edi Rama theksoi se Anri nuk u bë hero vetëm i vëllait të tij, por i të gjithë shqiptarëve.

“Nuk ishte vetëm familja, të afërmit, miqtë shokët, komuniteti i zonës, ishte e gjithë Shqipëria që u prek me zemër dhe që me mendje qëndroi për një moment tek ky i ri që sikundër më tregoi babi kishte pasion futbollin. Donte të bëhej një futbollist i mirë dhe i njohur dhe që nuk ia doli dot sepse rrethanat fati e vendosën. Ai u bë heroi i të vëllait, por edhe heroi i të gjithë shqiptarëve. Përfitimi i këtij statusi të dëshmorit nuk e shuan pikëllimin e thellë të familjarëve, dhimbjen, por mbase lehtëson sado pak një plagë që fatkeqësisht do qëndrojë aty në zemrën e babit familjarëve vëllait dhe të afërmve. Nga ana tjetër është një detyrim i yni që të nderojmë çdo shqiptar, në radhë të parë këta lloj shqiptarësh, njerëz të zakonshëm, babi i Anrit është një burrë punëtor në emigracion. Më tregoi se prinin të takoheshin, i kishte dhënë fjalën që do takoheshin, por këta e solli që të mos e takonte dot djalin por të kthehej në Shqipëri për ti dhënë lamtumirën e fundit. Qeveria është zotuar që ti mbrojë fëmijët e të rënave kudo në Shqipëri, por në këtë rast Anri vetë ishte një fëmijë dhe asht si të tjerë heronjtë të këtyre ditëve edhe ai u bë një simbol i një vetëmohimi ekstrem për të përmbushur një mision që disave si mjekëve që humbën jetën gjatë pandemisë, ua sjell rruga, disa të tjerëve ua sjell thjesht një moment i gabuar që askush nuk e ka në dorë por që në atë moment të gabuar bëjmë heroikisht gjënë e duhur”, tha Rama.

I pranishëm në ceremoni, i ati i 18-vjeçarit të ndjerë u shpreh se ky status bëri që Anri mos të harrohet në të gjithë kombin shqiptar.

Anri Kashiku deshmor i atdheut Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.