Presidenti Ilir Meta do të lërë këtë të dielën detyrën e tij. Të dielën ceremonia e kalimit të detyrës nga Ilir Meta tek Bajram Begaj pritet të nisë në orën 18:00 në Parlamentin e Shqipërisë.
Ndërkaq, LSI ka lajmëruar se të hënën do të mbledhë Konventën e saj Kombëtare.
Mbetet për t’u parë nëse do të lajmërohet dorëheqja e Monika Kryemadhit dhe rikthimi i Ilir Metës në krye të kësaj force politike. Vetë Meta ka lajmëruar rikthimin në politikën aktive.
