Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Azil në Francë? Ja ç’thotë ministri Lleshaj pas takimit me homologun

23:02 / March 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lleshaj4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Franca vijon të mbetet një nga vendet e Bashkimit Europian, që shumë shtetas shqiptarë e kanë zgjedhur si një mundësi për të kërkuar azil.

Kjo edhe për arsyen se, ndryshe nga vendet e tjera të BE-së, që refuzojnë kategorikisht azilin, në Francë shanset nuk janë zero, si në këto vende, por pothuajse zero. E për shtetasit shqiptarë, ndonëse për ministrin e Brendshëm aplikojnë pa shpresë për azil, mjafton një 0.99 % mundësi, që ata ta provojnë.

Në një takim që zhvilloi dje me homologun francez dhe delegacionin e tij, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, diskutoi edhe për emigracionin e jashtëligjshëm dhe kërkesave të shtetasve shqiptar për azil atje.

“Fatkeqësisht, ekziston ende një numër shqiptarësh që aplikojnë pa shpresë, por gjithsesi aplikojnë për marrjen e azilit në Francë. Nga pala franceze dhe nga pala jonë u theksua që kushtet për kërkim azili në Francë nuk ekzistojnë. Shqipëria konsiderohet vend i origjinës së sigurt dhe shanset për marrjen e azilit në Francë janë pothuajse zero”, u shpreh Lleshaj, pas takimit që zhvilloi me homologun e tij francez, Christophe Castaner, në Ministrinë e Jashtme dhe drejtues të Policisë Kombëtare dhe Xhandarmërisë franceze. Ndërsa sqaroi se me këtë rast u zhvilluan edhe bisedime për ndërtimin e mekanizmave të caktuar në shërbim të parandalimit të fenomenit të azilkërkimit.

TAKIMI

Në një prononcim pas takimit të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme në Francë me homologun Christophe Castaner, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë me Castaner dhe delegacionin e tij, ku kanë trajtuar çështje të rëndësishme të bashkëpunimit midis dy ministrive. Bashkëpunim, që edhe ministri francez konfirmon se është i shkëlqyer.

“Patëm rastin të bëjmë një bilanc të bashkëpunimit të deritanishëm në tërësi dhe të hedhim piketat për thellimin e tij në të ardhmen. Ky bashkëpunim do të njohë një intensifikim dhe shtrirje të gjerë dhe shpresoj që takimin e ardhshëm, që do të zhvillojmë me ministrin francez, në një vizitë të tij të shpejtë të ardhshme në Tiranë, do të kemi mundësinë që ta thellojmë më tej atë që kemi nisur sot. Me rëndësi të veçantë trajtuam edhe çështjen e emigracionit të paligjshëm. Konstatuam se kjo ende mbetet një çështje me rëndësi në marrëdhëniet midis dy palëve”, u shpreh Lleshaj.

Ndërsa takime dhe bisedime të rëndësishme Sandër Lleshaj zhvilloi edhe në disa institucione të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme në Francë. Gjithashtu, edhe me Policinë dhe Xhandarmërinë franceze, ku u diskutua për rritjen dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis institucioneve përkatëse të sigurisë franceze dhe shqiptare, për çështje të interesit të përbashkët si lufta kundër krimit të organizuar, kundër migracionit të paligjshëm, kundër trafiqeve si dhe për bashkëpunimin në interes të zhvillimit të kapaciteteve të reja të Policisë shqiptare dhe strukturave të tjera të sigurisë.

azili France homologu ministri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.