Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot në takim me kryetarët e bashkive se duhet të nisin shërbimet online.
“Pse qytetarët nuk kanë nevojë më të presin por mjafton të hyjnë në portalin e bashkëqeverisjes dhe në e-Albania për të marrë dokumentet e tyre. Si mund të mos e kenë të njëjtën gjë edhe në bashki. Kjo është elementare. Dhe nga ana tjetër, si i bëhet me borxhet. Me borxhet që thellohen në disa bashki”, tha Rama.
Po ashtu Rama i vendosi ultimatum pronarëve të hoteleve që vitin e ardhshëm të ndërtojnë depuratorë për pastrimin e ujërave të zeza, përndryshe ata nuk do e hapin biznesin.
