Aktorja e njohur, Shonka Dukureh është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në Nashaville të SHBA-së.
44-vjeçarja u gjet pa shenja jete nga dy fëmijët e saj, të cilët kishin vrapuar në shtëpinë e një fqinji për ndihmë.
Ndërkohë, hetuesit do të presin raportet e autopsisë përpara se të përcaktojnë shkakun e vdekjes.
Shonka ka qenë pjesë e filmit biografik të Elvis Presley. Po ashtu, ajo njihet edhe për pjesëmarrjen në videoklipin e Vegasit të Doja Cat.

