Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kanabisi mes misrit, arrestohen dhe 4 të tjerë në Fier, 2 në kërkim

10:27 / July 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
294744515 418948733603811 859423455489701923 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka finalizuar fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Zhavar” dhe ka arrestuar në flagrancë dhe 4 shtetas T. S., 61 vjeç dhe E. S., 34 vjeç (babë e bir); I. S., 57 vjeç dhe A. S., 51 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Daullas, Fier.

Gjithashtu ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Ata janë vënë në pranga pasi kanë kultivuar kanabis në prona. Ndërkohë, në fazat e mëhershme të këtij operacioni është arrestuar një 50-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Zhavar”.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, shpallet në kërkim djali i njërit prej tyre.

Në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhavar”, gjatë kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur “Nikas”, në fshatin Mujalli, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit T. S., 61 vjeç dhe E. S., 34 vjeç (babë e bir); I. S., 57 vjeç dhe A. S., 51 vjeç (vëllezër), të katërt banues në fshatin Daullas, Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim edhe djali i shtetasit A. S., shtetasi Dh. S., 21 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezultoi se njëri prej autorëve të arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, konkretisht shtetasi F. G., 40 vjeç, në bashkëpunim me këta 5 shtetas, kanë kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në tokën në pronësi të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, me 25 nëntor në Bruksel

15:47 / October 23, 2026

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.