Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia rikthen vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, Lavrov sulmon Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

12:04 / July 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lavrov
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i diplomacisë ruse u tha mediave në Kremlin se ka një ndryshim mes asaj që malazezët dhe maqedonasit e thjeshtë ndiejnë për Rusinë dhe asaj që politikanët e tyre po detyrohen të bëjnë nga Brukseli, BE dhe NATO. “Kjo është e njëjta gjë që ata u përpoqën të bënin me Ukrainën dhe një numër vendesh të tjera të Evropës Lindore”, vuri në dukje Lavrov.

Sipas tij, “Maqedonia u bë Maqedonia e Veriut për t’u anëtarësuar në BE, por u tërhoq zvarrë në rastin e negociatave ndaj filloi të ndezë ndjenjat rusofobike dhe një politikë agresive” kundër Moskës.

Edhe Malit të Zi sipas Kremlinit iu premtua anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por para kësaj “ata thanë se ishte e nevojshme të anëtarësohej në NATO, të bashkohej me sanksionet, të merrte një qëndrim që është hapur anti-rus “, shtoi ministri i Jashtëm rus.

Në fillim të Qershorit, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria refuzuan të lejonin kalimin mbi hapësirën e tyre ajrore të avionin e Lavrovit kur ai dëshironte qe të vizitonte Serbinë. Lavrov e quajti refuzimin e këtyre vendeve të paimagjinueshëm sepse Serbisë, e cila është shtet sovran, iu hoq e drejta për të bërë politikë të jashtme ndaj Rusisë.

lavrov SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.