Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ramës nuk i del inati me Dritan Lelin: Vlora probleme me pastërtinë

14:40 / July 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama dritan leli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrit Rama edhe në ditën e dytë të takimit me kryebashkiakët “ka sulmuar” sërish bashkinë e Vlorës.

Ai ka sjellë në vëmendje një sërë problematikash, me të cilat ndeshet kjo bashki sipas tij.

“Bashkia e Vlorës është problem për pastërtinë kur kalon brenda qytetit, është problem për çështjen e ndotjes së plazhit nga ujërat e zeza. E thashë pak dje, në Durrës ne kemi vendosur të gjithë sistemin e rikanalizimeve. Çështja është që strukturat e mëdha të biznesit nuk kanë zbatuar standardin lidhur me derdhjen e ujërave të zeza. Kjo do të bëhet kusht i panegociueshëm me përfundimin e këtij sezoni dhe ne fillimin e vitit tjetër dhe të gjithëve do t’i bëhet shumë e qartë që nuk do hapin dot aktivitetet pa kanalizimet e ujërave të zeza. Problemi tjetër që duhet adresuar është problemi i zhurmave. Tmerre të paimagjinueshme. Këtu duhet të ketë një angazhim dhe një propozim konkret nga Ministria e Turizmit sepse kjo u bë një legjendë. Brenda kohës së lejuar ka ndotje të madhe akustike. Çështja tjetër ku nuk falënderoj dot Bashkinë e Vlorës është e vrojtuesve të plazheve. Bashkia e Vlorës refuzon të nënshkruajë kontratat dhe pse merr paratë nga qeveria për këtë punë. Faktikisht merr përsipër një risk shumë të madh duke e bërë një gjë të tillë. Aeroporti i Vlorës po ecën më së miri, po ashtu dhe investimet e tjera”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.