Urimin për ndjekësit në këtë të dielë për një ditë të mbarë, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video nga Unaza Verilindore Loti 2. Kreu i qeverisë thekson se kanë përfunduar ndërtimet në masën 98%.
“MIRËMËNGJES, dhe nga Unaza Verilindore Loti 2 në Tiranë, ku kanë përfunduar ndërtimet në masën 98%, dhe aktualisht po punohet me shtresat e fundit asfaltike, ju uroj të diel të qetë”,-shkruan Rama në facebook.
