Andresa Ambrosio do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë ajo teksa transmetohej “E diela shqiptare”. Bukuroshja u shfaq me një fustan të gjerë së fundmi, ku barku i saj dukej i rrumbullakosur. Madje, ishte një telefonuese që e pyeti Andresën gjatë lojës së “Telebingo”, duke i thënë nëse është shtatzënë.
“Zonja ka të drejtë”, i tha Andresa- Arditit. Ky i fundit nxitoi të përqafojë me shumë përzemërsi Andresën.
Epo, teleshikuesit janë shumë të vëmendshëm dhe ia zbuluan ‘sekretin’ e ëmbël Andresës. Më herët, Andresa ka folur edhe për profilin e saj si fizioterapiste.
“E kam dashur gjithmonë Fizioterapinë. Kur isha 17 vjeç, kisha xhaxhanë me kancer dhe ai kishte nevojë për fizioterapi, kështu që i vija në ndihmë. Kështu ndodhi që mori drejtim pasioni im më vonë. Por më parë ama, kam dashur të bëhem veterinere.”
Ajo shfaq shumë pozitivitet dhe shpesh i thonë që është mjaft fatsjellëse.
“Më thonë shpesh që jam fatsjellëse, por nuk e di këtë. Natyrisht, për ata që fitojnë po”, tha Andresa në një intervistë më herët.
Andresa ka spikatur gjithnjë me pozitivitetin dhe spontanitetin e saj, ku ka bërë për vete shumë ndjekës të programit të së dielës.