Interi ka nisur të mendojë për merkaton e verës dhe si synim ka që të gjejë një sulmues tjetër duke qenë se me shumë gjasa Mauro Ikardi do t’i japë lamtumirën zikaltërve. Problemet e shumta që argjentinasi ka pasur së fundmi me drejtuesit e Interit, ka bërë që largimi i tij të jetë i pashmangshëm dhe vetëm çështje kohe.
Mediat italiane raportojnë se Interi duket se e ka gjetur pasuesin e Ikardit dhe ka nisur të mendojë seriozisht për shërbimet e sulmuesit francez, Antuan Grizman. Sulmuesi i Atletikos kërkohej me ngul nga Barcelona, por klubi madrilen nuk e lejoi të largohej ndërkohë që edhe vetë Grizman nuk pranoi të largohej nga Madridi duke vendosur të qëndrojë për të paktën edhe një sezon.
Klauzola që Ikardi ka, arrin në 110 milionë euro dhe drejtuesit duket se nuk kanë ndërmend ta sheshin për më pak. Sakaq, vetëm 10 milionë euro më shumë është klauzola e Grizmanit pasi me 120 milionë euro mund të sigurojë shërbimet e tij. Fakti që Interi luan në Itali, e ndihmon shumë në krahasim me Barcelonën pasi klauzola e tij është vetëm për skuadrat jashtë Spanje dhe në këtë aspekt, Interi duket se ka një favor më të madh.