Asambletë e Shoqatave të Vetqeverisjes Vendore të Shqipërisë të përbëra nga kryebashkiakët e vendit, kanë bashkuar forcat përmes vendimmarrjes unanime për bashkimin e dy shoqatave që deri dje përfaqësonin të ndara bashkitë e vendit, në një të vetme.
Ky vendim i hap rrugë përfaqësimit të pushtetit vendor nga një Shoqatë e vetme. Shoqata për Autonominë Vendore, do të jetë përfaqësuesja e vetme e të gjithë bashkive vendit, në një vendim të rëndësishëm për pushtetin vendor i cili do të përfaqësohet i unfikuar për të mbrojtur të drejtat e pushtetit lokal, interesat e komuniteteve dhe demokracinë vendore.
Kjo lëvizje vjen në një moment kyç për vendin, pas çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe përkon me periudhën e nisjes së konsultimeve publike për hartimin e Strategjisë së re të Decentralizimit 2023 – 2030 dhe Reformën Administrativo-Territoriale në Shqipëri. Bashkimi i Shoqatave nënkupton unifikimin njëzëri të vetqeverisjes vendore në këto procese të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
Postime te ngjashme
Add A Comment
