Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta: Fuqizimi i infrastrukturës së sigurisë, prioritet i padiskutueshëm

12:54 / March 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta nato
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta, në cilësinë dhe të komandantit të Forave të Armatosura shprehu angazhimin e e tij në mbështetje të çdo nisme e projekti që i shërben forcimit të kohezionit të aleancës.

Ai tha gjatë paradës në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO se forcimi dhe fuqizimi i infrastrukturës së sigurisë tonë kombëtare mbetet një prioritet i padiskutueshëm”.

“Përzgjedhja e Kuçovës si vendndodhje e bazës moderne ajrore të NATO-s është tregues i besimit dhe vlerësimit që Aleanca ka për Shqipërinë dhe kontributin e saj në sigurinë e rajonit. Ai është një investim strategjik si për sigurinë tonë kombëtare, ashtu edhe për atë rajonale. Si President i Republikës do të vazhdoj të mbështes fuqimisht dhe do të inkurajoj çdo nismë, çdo përpjekje dhe çdo projekt që i shërben forcimit dhe kohezionit të Aleancës dhe angazhimit kombëtar për të përmbushur çdo detyrim. Jam i bindur se rritja e buxhetit për vitet në vijim do të mbetet përparësi, sepse është jo vetëm detyrim ndaj angazhimit tonë në gjirin e Aleancës, por edhe tregues i përkushtimit për t’iu përgjigjur në mënyrë proaktive rreziqeve të reja të sigurisë”, tha ai.

Lexo edhe: Shqipëria tregon forcën ushtarake

Për presidentin Meta kërncëime të reja janë lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm, emigracionit të paligjshëm dhe sulmeve kibernetike, të cilat kërkojnë bashkëpunim edhe më të ngushtë midis vendeve tona.

“Shqipëria është e angazhuar që NATO-ja të forcohet më tej si në aspektin politik strategjik, ashtu edhe në atëatë ushtarak. Ndërkohë që jemi të gatshëm të ndajmë me Aleancën çdo përgjegjësi që do të na kërkohet edhe në të ardhmen. Të mos harrojmë se kontributi më madhor dhe i pazëvendësueshëm që Shqipëria mund dhe duhet të japë, është pikërisht si faktor i qëndrueshëm stabilizimi, bashkëpunimi dhe integrimi në rajonin tonë, përmes një politike të jashtme koherente dhe të besueshme”, tha Meta.

Meta nato
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti Begaj vizitë në Luginën e Preshevës, takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve!

21:40 / July 8, 2026

Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

20:59 / July 8, 2026

Fredi Beleri vrer kundër Shqipërisë në PE dhe i “qan” hallin Berishës: S’ka anëtarësim të vendit në BE!

20:19 / July 8, 2026

Zyrtare, Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri! Rutte: Data do të vendoset më vonë

16:00 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.