Stresi dhe Cllevio ishin miq të mirë me njëri-tjetrin, derisa ky i fundit u përfshi në një sherr fizik me Noizy-n më shumë se një muaj më parë.
Cllevio ofendoi rëndë në rrjetet sociale reperin dhe shkoi në bizneset e tij në Durrës, i shoqëruar nga disa makina duke sharë e kërcënuar Noizy-n.
Rigels Rajku së bashku me disa miq të tij dhunoi reperin dhe personat që e shoqëronin, ndërsa disa orë më pas reperi u vendos në prangat e policisë për tu liruar rreth një muaj më vonë nga qelia.
Arkimed Lushaj vendosi të mbajë në atë kohë anën e Noizy-t, të cilin e ka pasur armik të përbetuar por që kohët e fundit ka rregulluar marrëdhëniet me të dhe shfaqen si dy miq të mirë.
Kjo duket se nuk është pritur aspak mirë nga Cllevio dhe qëndrimi i Stresit ka prishur raportin mes tyre. Madje dy ish-miqtë kanë shpërthyer në ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit.
Stresi në një postim në rrjetet sociale shkroi: “Jo se më han mua r*ku për këta tipa, unë i konsumoj ata si Khalifa”, një mesazh që dukej se ishte drejtpërdrejt për Cllevion.
Por ky i fundit nuk u kursye ndaj tij duke e quajtur “b*q dhe legen”, ndërsa theksoi se “nuk e fal Arkimedin”.
“Arkimedi mua më ha kn, më ha kn. Nuk ma hedh dot shtëpinë në erë Arkimedi mua. O Arkimed k…. e kam me ty unë personalisht. Unë s’vij dot tek shtëpia jote të hedh në erë nënën time dhe dajën, se i thërras “dajë” unë, e di ti. Nuk ma kap imagjinata ta bëj këtë muhabet shoqëror se e di që prekesh t’i të të them do ta hedh shtëpinë në erë, se prekesh. Më the bq, më the legen, më the ta them në mënyrë shoqërore, the dhe unë dakord. Nuk them gjë unë se më the bq, apo legen, por unë nuk jam as bq, dhe as legen. Unë jam gango, ti je bq, ti je legen. Seriozisht, seriozisht jo muhabete kështu. Tani, shtëpinë në erë që ke thënë ti aty, s’ta fal unë këtë muhabet. Nuk ta fal. Unë s’ta hedh shtëpinë në erë kurrë, ti e di pse e bën, e di unë Arkimedi“, tha Cllevio.
Ai u shpreh se nëse Stresi e vret do ngrihet nga varri dhe do e mbysë në krevatin e tij.
“Do bëhem hije dhe do të vij të të mbys natën ty, për kokën e qerosit do bëhem hije, do i lutem Satanit, do i them më dërgo një ditë, më ço nga varri 4 minuta tek krevati i Arkimedit. Do të vij të mbys se nuk te jep thika ai, i ke parasysh xhindët, do të vij si vampir do të mbys”, thotë ai në një tjetër video.
Ndërkohë, në një video-live mes Cllevios dhe Kozakut, Stresi i ka komentuar publikisht duke i thënë: “Ça kapiten ti aman mosss. A të keqen. Kapiten i lushnjarëve.”
