Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shqipëria furnizon me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, në këmbim merr grurë dhe misër

16:38 / July 26, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1654592951xballkani i hapur 860
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kabineti qeveritar i Shqipërisë dhe ai i Serbisë e Maqedonisë së Veriut kanë zhvilluar prej dy ditësh në Tiranë, një sërë diskutimesh me fokus krizën energjeitke, furnzimin me ushqim dhe mbrojtjen civile.

Në takim kanë qenë Zëvendëskryeministri i Serbisë, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, ish- Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe përfaqësues të bizneseve dhe është rënë dakord për një sërë marrëveshjesh.

Një ndër pikat ku është rënë dakord është edhe që Shqipëria të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të prodhojnë energji elektrike.

Në këmbim, këto shtete do të heqin kufizimet për të furnizuar Shqipërinë me produkte ushqimore, konkretisht me grurë, misër, vaj dhe sheqer.

Këto do të materializohen në marrëveshje dhe memorandume, në mbledhjen e qeverive në 1 shtator në Beograd.

“Tre temat e diskutimit ishin Energjia, Siguria ushqimore dhe mbrojtja civile. Ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë u ra dakord për mundësinë e shfrytëzimit të rezervave të qymyrit të gurit me qëllim furnizimin me lëndë të parë të impianteve termo të Serbisë. Maqedonia e Veriut shpreh interes për të investuar në mënyrë direkte në terminalin LNG të Vlorës. Secila palë angazhohet të eliminojë çdo barrierë për furnizimin për mallrat e lidhura me sigurinë ushqimore, pasi Maqedonia e Veriut ka ndaluar eksportin e grurit dhe është rënë dakord që në të ardhmen e afërt ta heqin atë kufizim. Do të ngrihet një mekanizim ku do të lejohet shitblerja e kufizuar e mallrave me kushtin e ndalimit të rishitjes së të njëjtit mall në një treg tjetër.

Në fokus ka qenë edhe kriza energjetike dhe diskutimi u përqendrua se si të rriten kapacitetet energjetike mes vendeve. Zëvendësministri i Energjisë Ilir Bejtja tha se deri në shtator do të bëhet gati plani i shfrytëzimit të burimeve respektive të shteteve për të garantuar energjinë brenda rajonit, dhe për këtë po shikohet mundësia e planeve të përbashkëta të investimit.

“Në shtator të kemi një plan të përbashkët për shfrytëzimin e burimeve respektive që janë të ndryshme midis palëve për sigurimin e energjisë brenda rajonit me qëllim që të ulim sa më shumë efektet e importit të energjisë. Pala serbe kërkoi që të ketë më tepër furnizime qymyri dhe ne kemi rezerva qymyri për t’i ofruar, dhe në këtë aspekt na duhet të punojmë për të bërë specifikimet teknike dhe fizike të qymyrit që kemi dhe sa shpejt mund të bëhet i vlefshëm për tu eksportuar drejt Serbisë.

Po kështu edhe Maqedonia e Veriut e cila ka prodhim të energjisë me qymyr dhe kërkojë të kishte shfrytëzim të këtyre kapaciteteve. Nga ana tjetër pala maqedonase u shpreh e gatshme që të bashkëpunojë me palën shqiptare në përshpejtimin e procedurave për të pasur sa më shpejt gazin e lëngshëm dhe gazit natyral në tregun rajonal.

Mund të kryejmë investime të përbashkëta sidomos nga pala maqedonase sidomos në burimet e rinovueshme duke shfrytëzuar mundësitë që ofron Shqipëria në panele fotovoltaike, dhe kombinimi me kontrata afatgjata i furnizimit të tre vendeve me energji që të kemi çmime sa më të favorshme. Kjo do të bëjë të mundur që të kemi shkëmbimin e energjisë mes vendeve më parë dhe më pas shkëmbimin e energjisë me rajonin”- tha zv.ministri Bejtja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.