Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka denoncuar një krim mjedisor pak metra pranë Vjosës.
Ai ka shpërndarë disa pamje nga depozitimi i mbeturinave, duke u shprehur se në kilometrin e tretë drejt Përmetit prej Këlcyrës, në buzë të Vjosës, po grumbullohen mbeturinat e të gjithë asaj bashkie.
“Nje skandal e krim i rende mjedisor, sanitar, turistik etj po ndodhe pikerisht pak metra afer Vjoses. Aty ne km e trete drejt Permetit prej Kelcyres, ne buze te Vjoses, po grumbullohen mbeturinat e te gjithe asaj Bashkie! Me tej te gjitha ato permbajtje tejet te kontaminuara “rjedhin” “te shtyra” nga buldozeret apo forca e gravitetit drejt ujrave te Vjoses, duke i mbi ndotur ato. Dhe pastaj kjo qeveri mburet per “Vjose te mbrojtur”, ambientalizem, park e turizem aty! Skandali i dyte ky mbas atij grumbullimi pleherash ne Piskove, pikerisht afer stacionit te pompimit te ujit te pijshem dhe prane shtratit te ujrave natyrale, qe shkojne nga Frasheri perseri drejt Vjoses. Dhe per te gjithe kete veprimtari kriminale askush nuk u jep asnje shpjegim edhe banoreve me te drejte te revoltuar. Terr i vertete informativ ky, presione mbi njerezit qe te heshtin.”