Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pentagoni jep alarmin: Një incidenti i madh do të ndodhë në Detin e Kinës Jugore

23:46 / July 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtari më i lartë i Pentagon-it për Kinën, Ely Ratner, ka thënë se ka pasur dhjetëra “ngjarje” të rrezikshme në gjysmën e parë të vitit 2022. Këto të fundit, përfshinin asetet ushtarake kineze. Sipas zyrtarit amerikan, shifrat kanë dëshmuar një rritje e mprehtë nga pesë vjet më parë. Ratner theksoi se është vetëm çështje kohe para se të ndodhë një aksident apo incident i madh.

Kjo, nëse Pekini vazhdonte sjelljen e tij “agresive dhe të papërgjegjshme” në Detin e Kinës Jugore.

Kryetari i Shefit të Shtabit të Përbashkët, Mark Milley urdhëroi më herët një rishikim gjithëpërfshirës të ndërveprimeve të ushtrisë amerikane me forcat kineze gjatë pesë viteve të fundit. Kjo, ndërsa rriten shqetësimet për sjelljen e Pekin-it në rajonin Indo-Paqësor. Lajmi u bë i ditur nga multi-mediali amerikan “CNN”, duke iu referuar burimeve në Pentagon.

Milley kërkon të arrijë një kuptim të hollësishëm të llojeve të ndërveprimit midis forcave të armatosura të dy vendeve. Veçanërisht nëse një ndërveprim i tillë mund të konsiderohet “i rrezikshëm” ose “joprofesional” nga avionët ose anijet kineze që veprojnë pranë “aseteve ushtarake” të SHBA-ve.

Zyrtarët amerikanë thonë se qëllimi përfshin një pasqyrë të qartë të çdo ndryshimi në modelet e aktivitetit ushtarak të Kinës. Ndërveprimet mes forcave ushtarake të të dyja vendeve janë aq të ndjeshme sa që incidentet shpesh nuk publikohen.

Për shembull, në qershor, një aeroplan transporti amerikan C-130 i drejtuar nga forcat speciale amerikane “u përplas” me një aeroplan kinez, por Pentagoni nuk e pranoi publikisht i ncidentin.Rishikimi pasqyron fokusin intensiv të Milley për të siguruar që SHBA-të të ketë një kuptim të plotë të aftësive dhe synimeve ushtarake të Kinës.

Në mars, Admirali Philip Davidson, në atë kohë kreu i Komandës Indo-Paqësorit të SHBA-së, e quajti Kinën “kërcënimin më të madh afatgjatë të sigurisë strategjike të shekullit të 21-të”. Kina pretendon nga ana e saj se ushtria kineze ka natyrë mbrojtëse.

deti i kines incident Pentagoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

NYT: Trump po shqyrton marrëveshje tregtare me Putinin përpara përfundimit të luftës

10:14 / September 18, 2026

Dënimet në Hagë/ Pos Kurtit, Hamza takoi edhe Abdixhikun e Gjinin

22:20 / September 17, 2026

Rusët godasin anijen turke pranë kufirit me Rumaninë, raportohet për viktima

20:39 / September 17, 2026

FAZ ngre pikëpyetje për dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së: A janë proporcionale me ato të kriminelëve serbë të luftës?

16:02 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.