Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Njihuni me “bishën” amerikane që pushtoi sot qiellin shqiptar

16:05 / March 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
382106
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

U bënë dhjetë vite që kur Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota të organizatës ushtarake më të fuqishme në botë, NATO-s.

Në nderim të këtij përvjetori, avionët e NATO-s kanë përshëndetur sot qiellin shqiptar me fluturimet e tyre të ulta mbi Tiranë, ndërkohë që ndiqeshin me dashamirësi nga sytë e mijëra kryeqytetasve që gjendeshin në tokë.

Tre ishin tipet e avionëve që fluturuan sot mbi Tiranë. Të parët që parakaluan ishin avionët “Eurofighter Typhooon”, krenaria e Europës, një prodhim Gjermanisë, Spanjës, Italisë dhe Britanisë së Madhe.

Po ashtu, fluturuan edhe F-16, prodhim amerikan, të cilat për momenti janë një ndër modelet e avionëve më të përhapur dhe të suksesshëm të profilit të tyre në botë.

Por, “qershia” mbi tortë ishte avioni vëzhgues “E-3 Sentry”, i cili konsiderohet si “sytë dhe veshët” e ushtrisë amerikane në qiell. Ai është një avion i prodhuar nga gjiganti amerikan Boeing dhe ka detyrë orientimin e forcave ajrore, tokësore dhe detare aleate si edhe vëzhgimin e lëvizjeve të armikut.

Avioni është i pajisur me standardin më të lartë të teknologjisë vëzhguese dhe vetëm njëri prej tyre kushton të paktën 270 milion dollar, ndërsa sipër ka të instaluar një radar të fuqishëm.

Amerikanët janë tepër të kursyer në shitjen e tij duke ia dhënë vetëm aleatëve strategjikë siç janë Britania e Madhe, Franca dhe Arabia Saudite.

382110
382109
382108
382107

 

 

nato qiellin shqiptar Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës “Besa” në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve

18:39 / September 4, 2026

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

17:43 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.