Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shqipëria në fund të vendeve në Europë për autoveturat në raport me popullsinë

17:42 / July 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtora e transporti Rrugor (DPSHTRR) raporton se në fund të vitit 2021 ishin në qarkullim 539 mijë auto vetura aktive ose të çregjistruara përkohësisht. Në raport me popullsinë treguesi është 192 automjete për 1 mijë banorë, ose një autoveture për pesë banorë (gati 0.2 automjete për banor). Krahasimi me të dhënat e tjera të Eurostat tregon se Shqipëria e ka këtë tregues shumë më të ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, ku një në dy banorë ka një auto veturë (0.53 auto vetura për banor).

Shqipëria ia kalon vetëm Turqisë, që ka 157 autovetura për një mijë banorë. (të dhënat e rajonit mungojnë, por edhe në vitet e mëparshme, Shqipëria ishte ndër të fundit, me nivele të ngjashme me Maqedoninë e Veriut).

Sipas DPSHTRR, numri i automjeteve në total në fund të vitit 2020 ishte 670 mijë, 37% e të cilave ndodhen në Tiranë.

Në fund të vitit 2021, numri i autoveturave në vend arriti në 593 mijë, me një rritje prej 10%, ndërsa numri total i automjeteve ishte 740 mijë.

Mercedez Benz vijon të mbetet marka më e preferuar e shqiptarëve, me 18.2% të totalit të autoveturave sipas markave, e ndjekur nga Volkswagen, me 9.7%, Daimler me 4.9%.

Sipas Eurostat, në vitin 2020, në BE kishte 0,53 vetura pasagjerësh për banor. Në nivel rajonal, kishte pabarazi të konsiderueshme në pronësinë e makinave brenda BE-së: përveç dy vlerave ekstreme (Valle d’Aosta dhe Mayotte), shkalla më e lartë rajonale (Provinca Autonome e Trentos) ishte gati shtatë herë se më e ulëta (Peloponez).

Për sa u përket makinave të pasagjerëve për 1 000 banorë, shtetet anëtare lindore regjistruan shifrat më të ulëta, ndërsa shtetet anëtare perëndimore shënuan norma më të larta, por me disa pabarazi të theksuara rajonale.

Rekordin për numrin e autoveturave e mban Italia, me 670 mjete për 1000 banorë, e ndjekur nga Polonia, Finlando, Qipro. Nga vendet e Bashkimit Europian në fund renditen Hungaria (403), Letonia (390), Rumania (379).

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

NYT: Trump po shqyrton marrëveshje tregtare me Putinin përpara përfundimit të luftës

10:14 / September 18, 2026

Dënimet në Hagë/ Pos Kurtit, Hamza takoi edhe Abdixhikun e Gjinin

22:20 / September 17, 2026

Rusët godasin anijen turke pranë kufirit me Rumaninë, raportohet për viktima

20:39 / September 17, 2026

FAZ ngre pikëpyetje për dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së: A janë proporcionale me ato të kriminelëve serbë të luftës?

16:02 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.