Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

26 vatra zjarri, më të prekurat Mirdita, Elbasani, Malësia e Madhe dhe Kruja

19:51 / July 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarret namin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë, por aktualisht janë aktive 5 vatra.

Në pyjet e fshatit Ndershen në Mirditë u dogjën pisha dhe pemë lis. Në zonë shkuan 4 automjete zjarrfikëse të cilat e patën të pamundur të ndërhynin, për shkak të terrenit shumë të vështirë malor.

Në këtë zonë mund të ndërhyhej vetëm nga ajri, ndërsa një helikopter u përpoq të shuante flakët.

Vatrat e tjera aktive janë në fshatin Halil, bashkia Krujë, Fshatin Velçan në Berat, në fshatin Bogë, Malësi e Madhe dhe në fshatin Qukës në Përrenjas.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e ullishtave në veriperëndim të qytetit të Elbasanit. Zjarri ka nisur pranë fshatit Shijon dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave ekstreme.

E gjithë puna e zjarrfikëseve, ekipit të emergjencave dhe banorëve të zonës është përqendruar për shpëtimin e banesave që rrezikohen nga flakët.

Një banese e braktisur është djegur ndërsa të tjera shtëpi rrezikohen.

Terreni malor e ka bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen me mjete ndërsa flakët përparojnë më shpejtësi. Deri tani numërohen me qindra rrënjë ulliri të djegura, ullinj qindra vjeçar por edhe fidanë të rinj.

Një tjetër vatër problematike në qarkun e Elbasanit është ajo në malet mes Gramshit dhe Pogradecit ku dhjetëra hektarë pyje ahu dhe pishe janë shkrumbuar nga flakët. Zjarrfikëset e bashkive Gramsh e Pogradec, ekipet e pyjores dhe forcat e ushtrisë prej dy ditësh po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Polici i gjakosur nga gurët e protestuesve, Balla: Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm

10:54 / July 23, 2026

Protesta e tensionuar jashtë Kuvendit, Berisha kërkon shkrirjen e Parlamentit, por i shmanget pyetjes nëse do të djegë mandatin e tij

10:32 / July 23, 2026

Bllokohet qarkullimi te bulevardi ‘Zhan d’Ark”, protestuesit tërheqin në rrugë koshat e mbeturinave

10:29 / July 23, 2026

Përshkallëzohet protesta, një polic plagoset pas goditjes me gur

10:09 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.