Një video nga një koncert i fundit i Dafina Zeqirit është bërë virale në rrjetet sociale. Përveç artit të saj, këngëtarja njihet për stilin e guximshëm, performancat provokuese dhe të zjarrta. Ajo shpesh u servir fansave të saj surpriza që nga më të ndryshmet, por kësaj here ka ndodhur e kundërta. Kjo pasi ka qenë një fanse ajo e cila ka surprizuar Dafinën me veprimin e saj.
Në pamjet që po qarkullojnë, Dafina shihet teksa kërcen në mënyrë sensuale pranë fanses. Kjo e fundit i kap të pasmet dhe i gjuan, ndërsa këngëtarja vijon kërcimin e saj.
Për videon ka reaguar edhe vetë Dafina, e cila ka lënë një koment. “Ishte më e lezetshmja, ajo vajzë”- shkruan Dafina.
Kjo nuk është hera e parë që Dafina bën performanca të tilla para fansave. Në një nga koncertet e saj, teksa po performonte në skenë, Dafina ngriti fustanin dhe bëri tëerk në drejtim të gjithë fansave të pranishëm në koncert. Shumë prej të pranishmëve ngelën gojëhapur, teksa të tjerë e kanë shijuan shumë këtë performancë.