Reperi Feronit Shabani, i njohur thjesht si Fero, u la për një muaj në paraburgim sipas vendimit të Gjykatës Themelore të Gjilanit. Por së fundmi vëmendja është përqëndruar edhe te partnerja e tij, modelja Arbenita Ismaili.
Teksa të gjithë prisnin një reagim nga ana e saj, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Megjithatë ajo nuk i ka ndaluar postimet në profilin e saj në Instagram, të cilat nuk lidhen aspak me Feron.
Arbenita publikoi një foto-album në rrjetin social ku shihet në top formë, e veshur me një palë pantallona të bardha dhe një këmishë të shkurtër ngjyrë jeshile. Ndërkohë në pozat e saj, fokusi është tek të pasmet e rrumbullakosura.
Fero doli sot para Gjykatës Themelore të Gjilanit që vendosi ta lejë pas hekurave. Përmes një njoftimi për mediat, Gjykata Themelore në Gjilan lajmëron se reperi do të qëndrojë në paraburgim me kohëzgjatje një muaj, mbi akuzën e ngritur ‘Sulmi’.
Kjo pasi para disa ditësh ai sulmoi një person në makinë në qytetin e Gjilanit. Në rrjetet sociale u publikuan menjëherë pamjet e dhunshme dhe më pas policia ndërhyri duke arrestuar reperin.