Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kreu i Unionit të të Përndjekurve: Si ka mundësi që Autoriteti la një ish-sigurims të drejtojë 5 vjet shtetin?!

22:13 / July 27, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1573657792 besimndergjoni11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Unionit të të Përndjekurve, Besim Ndregjoni, ngre dyshime mbi vërtetësinë e pretendimeve të Autoritetit të Dosjeve, sipas të cilit ish-presidenti Ilir Meta figuron në listën e bashkëpunëtorëve të ish-Sugurimit.

Në një intervistë për RTV Ora ai thotë se vërtetësia e këtij pretendimi të Autoritetit ngarkon direkt me përgjegjësi ligjore këtë institucion pasi Ilir Meta ka drejtuar për 5 vjet shtetin si President.

Ndregjoni: Parlamenti shqiptar u tregua i gatshëm në këtë informacion që çoi Autoriteti i Dosjeve. U habita që Parlamenti ka 30 vite që i kërkojmë të dënojë krimet e komunizimit, të mos përfshihen në strukturat e shtetit ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit dhe se ka marrë mundimin asnjë parlament, as parlamenti i partisë që votojmë ne të përdjekurit politikë prej 30 vitesh, as këta. Asnjë nga palët.

Nëse ky dokument është i vërtetë, që nuk e besoj, atëherë duhet të mbajë përgjegjësi së pari Autoriteti i Dosjeve. Kur është zgjedhur president Ilir Meta i është kërkuar ky dokument, certifikata e pastërtisë së figurës morale. Unë e di që Ilir Meta ka kandiduar në ’96-ën për deputet, kam kandiduar dhe unë për Partinë e Legalitetit atë vit dhe e kam marrë atë certifikatë. Nuk besoj se do kalonte kështu.

Në një intervistë që kam dëgjuar kryetaren e Autoritetit të Dosjeve që ka ardhur jo për merita në drejtim të institucionit por për miqësinë që ka me socialistët, Erion Veliaj dhe shokë dhe sot përdoret politikisht. Nuk e kam fjalën për sulmin ndaj Metës, por kur sulmon ish-presidentin llogarite çfarë mund ti ndodhë një qytetari të thjeshtë.

Unë besoj që nuk do t’ja kishte nxjerrë dosjen komisioni Mezini Ilir Metës që në ’96-ën si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Akuza është shumë e rëndë. Si ka mundësi që Autoriteti i Dosjeve e lë një individ të drejtojë shtetin shqiptar 5 vjet si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit kur po ky Autoritet është krijuar në qeverisjen socialiste. Autoriteti i Dosjeve duhet të mbajë përgjegjësi ligjore se pse ja ka fshehur shqiptarëve një dokument të tillë. Thoshte 140 faqe është dosja, Ilir Meta në ’90-ën ka qenë 18-19 vjeç.

Ndregjoni ngre shqetësimin se Autoriteti i Dosjeve po përdoret politikisht nga qeveria dhe mazhoranca e majtë.

Ndregjoni: Nuk marr përsipër të mbroj ish-presidentin por më trondit shumë që Autoriteti i Dosjeve përdoret politikisht për interesa politike të qeverisë dhe aspak për të treguar të vërtetën para shqiptarëve. Kuvendi në 2017 kur është zgjedh President Ilir Meta ja kërkuar certifikatën dhe ky Autoritet për 24 orë ka dhënë ok.

Për presidentin e ri që u zgjidh tani nuk kemi dëgjuar fare nëse Autoriteti ka dhënë dokumentin e certifikimit apo jo. Përdorja e institucioneve kushtetuese në shërbim të partisë është një shkatërrim total i shtetit.Kjo është fatkeqësi për shoqërinë që duhet të alarmohemi të gjithë.

Ne të përndjekurit politik i kemi kërkuar Autoritetit të bëjë prezent sa bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit ndodhen në institucionet e shtetit dhe nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Kemi  hedhur në gjyq Edmond Cajën, komandantin e burgut të Spaçit për genocidin që ka kryer ndaj të burgosurve politikë dhe ky Autoritet nuk ka bërë një deklaratë publike.

Ka heshtur edhe përballë të dhënave arkivore që kemi ne, ku drejtues të lartë të institucioneve të larta të shtetit që kanë qenë hetues dhe prokurorë të diktaturës që kanë punuar me këto dosje. Nuk është marrë fare me këtë problem. Duhet të shqetësohemi për këto manovra politike që një institucion kushtetues kthehet në një vegël të qeverisë.

Me përgjegjësi ngarkon dhe kryetaren e Kuvendit dhe deputetët.

Ndregjoni: 140 faqe për ish-presidentin më duken shumë tronditëse. Autoriteti i Dosjeve jo më larg se 24 orë duhet të bëjë publike dosjen e ish-presidentit që opinioni të njihet me fakte konkrete dhe të vërtetën.

Kjo kryetare parlamenti dhe ky parlament e kanë votuar këtë president? Në dokumentat e kandidimit të presidentit është dhe ky dokument, certifikimi i pastërtisë së figurës. Nëse ky parlament e ka detyruar Autoritetin e Dosjeve të japë certifikatë të rreme duhet të mbajë përgjegjësi, duhet shkrirë parlamenti sepse ka shkelur ligjin.

drejtoje ndregjoni Sigurims
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.