Sot shënohet 100 vjetori i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kryeministri Edi Rama me këtë urimin e ka nisur ditën, ku gjithashtu rikujton edhe koncertin që do të mbahet sonte në sheshin Skëndërbej.
“MIRËMËNGJES dhe sot, në ditën e fiks 100 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm ju uroj ditë të mbarë, po edhe mbrëmje të bukur të gjithë atyre që do jenë sot në Sheshin Skëndërbej”,-shkruan Rama në facebook.
