Jashtë Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi mazhorancën se i ka bllokuar fjalën deputetëve opozitarë për debat në seancën plenare lidhur me ndryshimet në qeveri.
Ai njoftoi se tashmë do të niset drej Mirditës, ku do të festojë 100-vjetorin e marrëdhënies diplomatike me SHBA.
“Edi Rama shkelmoi rregulloren. Sot ndryshon përbërja e Këshillit të Ministrave dhe në cdo parlament të botës përveç atij të monizmit të plotë. Ai bën çdo lloj manovre dhe përpjekje për të mbuluar faktin se Edi Rama është padrinoja i Arben Ahmetaj. Unë ia thashë atij dhe në parlament, vish çdo lloj xhakete, por qyrkun e hajdutit nuk e heq dot kurrë nga shpina. Ai ka firmosur me shkelmim të ligjeve të vendit vetëm për të vjedhur kontratë me negociata të mbyllura që nuk mund të firmosej kurrë. Edi Rama është firmëtari i famshëm që i ka dhënë për tenderin Sharrës 8 pikë kompanisë së vet. Ja pra pse nuk lejojnë diskutimin se këto do jua thonim me dokumente shqiptarëve. Siç keni marrë vesh ka firmosur për 91 milionë euro duke falsifikuar dokumentin e firmosur prej tij dhe duke e paraqitur sit ë të gjitha bashkive të qarkut. Po nisem për Mirditë, do fitoj 100-vjetorin e marrëdhënies diplomatike me SHBA. Unë do ta festoj me shqiptarë të vërtetë jo me nëpunës të paguar”, deklaroi Berisha.