Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha në Mirditë: Qeveria e Ramës me rekorde të zeza, na nxiu faqen

19:52 / July 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d95e3742 f724 42b9 a682 2f6e598b5f8c 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Mirditë, ku po zhvillon një takim me mbështetës të opozitës.

Në fillim të fjalës së tij, Berisha komentoi marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Në 30 vite post komunizëm, sipas tij, realizimet më madhore të marrëdhënieve mes dy vendeve, janë të lidhura me qeverinë e Partisë Demokratike.

“Historia 30-vjeçare, sigurisht që SHBA kontribuuan më pas në ndërtimin e shtetit shqiptar dhe ndihma e tyre ishte thelbësore me shkollat e shkëlqyera që ngritën në Tiranë dhe Kavajë. Me misionarët e mëdhenj të tyre të cilët bënë gjithçka për të çuar përpara kauzën e arsimit në Shqipëri dhe të zhvillimit të Shqipërisë për të paraqitur atë para publikut dhe administratës amerikane, ndër ta edhe shkrimtarë të mëdhenj të kohës siç ishte Rose Wilder Lane me të famshme Majat e Shalës që u bë në kohën e vet një nga librat më të lexuar në kohë në kohën e udhëtimeve. Pra, marrëdhëniet kanë një histori gjithnjë vetëm pozitive. Natyrisht ne i kremtojmë këto marrëdhënie, demokratët, me ndjenjë krenarie të veçantë, pasi në 30 vite realizimet më madhore të këtyre marrëdhënieve janë të lidhura me qeverinë e PD. Që nga pritja në shtëpinë e bardhë nga presidenti Bush, më pas nga presidenti Klinton. Më vonë do të ishte ngjarja më kulmore në këto marrëdhënie vizita e presidentit George W.Bush në qershor 2007 në Tiranë, mesazhet historike për pavarësinë e Kosovës dhe Shqipërinë në NATO. Vizita të tjera do të bëheshin nga pala shqiptare dhe priteshin nivelet më të larta të atij vendi të madh, sikundër shtetarë të tjerë do të vinin në Shqipëri.”

Më tej, lideri i të djathtës akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se kanë qëllim shpopullimin e vendit.

“Qeveria e Ramës nuk meriton të qëndrojë në pushtet. Me rekordet më të zeza ia nxinë faqen këtij vendi e këtij kombi pas Enver Hoxhës. Para 1 muaji erdhi këtu zv.presidenti i SHBA, nuk takoi asnjë zyrtar të vetëm, u takua me muxhahedinët iranianë dhe jashtë të gjitha protokolleve, u kthye direkt në vendin e tij.”

mirdite Sali Berisha Shqipëri-SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.