Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar këtë të premte për skandalin e publikuar nga “News24” për emërimet dhe korrupsionin në sektorin e Doganave, ku i përfshirë është drejtori Gent Gazheli.
Po ashtu Vasili i referohet një shkrese zyrtare që i ka dërguar Shefi i Anti-kontrabandës Detare, Gent Gazhelit ku i tregon situatën e kontrabandës në dogana.
Ndaj dhe Vasili i bën thirrje SPAK që të veprojë sa më shpejt. Deputeti thotë se Rama dhe qeveria e tij është shndërruar në simbolin e vjedhjes dhe grabitjes së qytetarëve.