Lufta është në ditën e 156, dhe Rusia rikthen bombardimet vdekjeprurëse në Ukrainë. Shënjestra kryesore ishte Kievi, rajon mbi të cilin ra një shi raketash. 8 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë raportohen të plagosur në dy zona të ndryshme, në qendër të rajonit kryeqytetas, në lindje dhe jug të tij.
Kievi njoftoi synimet dhe planin konkret për të rimarrë kontrollin e rajonit jugor Kherson. Aty raportohen 7 viktima nga një sulm i forcave ruse në orët e fundit. Në Kharkiv është goditur një kompleks banimi dhe një universitet.
Situata në terren sa vjen e vështirësohet për ushtrinë e Vladimir Putin, saqë ata po detyrohet të përdorin dredhi për të avancuar në terren. Kievi raporton se trupat ruse kanë përdorur uniforma të forcave ukrainase me fasha të bardha në krahë dhe këmbë gjatë një tentative sulmi në zonën e Piskivit në Ukrainën verilindore.