Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

41 vite nga “dasma e shekullit” (FOTO)

11:05 / July 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lady Diana, princesha e Uellsit është ende në mendjen dhe në zemrat e njerëzve. Ajo ishte një grua plot jetë dhe gjallëri dhe u fali lumturi shumë njerëzve, edhe pse u bënë 25 vite nga aksidenti tragjik që i mori jetën.

41 vite më parë, pikërisht më 29 korrik të vitit 1981 të gjithë i kishin sytë te Lady Diana. Ajo shkoi në ceremoninë e martesës e shoqëruar nga babai i saj, me karrocën që ishte përdorur më parë nga mbretëresha dhe princi Filip. Dasma e Dianës me princin Charles është konsideruar si “dasma e shekullit”.

Ajo ishte qytetarja e parë e thjeshtë britanike që u martua me një trashëgimtar të fronit të Britanisë, në pothuajse 300 vjet. Dita e dasmës së Dianës me princin Charles u caktua si ditë kombëtare pushimi. Në kongregacionin në Katedralen e Shën Palit morën pjesë 3 500 veta, ndërsa 750 milion të tjerë e ndoqën ceremoninë e dasmës së tyre në mbarë botën, sipas shifrave të BBC për transmetimin “live” në 74 shtete. “Unë nuk e dija se çfarë më priste. Një ditë shkoja në punë me autobus, ndërsa ditën tjetër isha princeshë”,-ka thënë Diana.

Fustani i nusërisë ishte i bardhë, i fryrë, me mëngë të mëdha, edhe ato të fryra dhe jakë me frudë. Ai u krijua nga dy stilistët e njohur David dhe Elizabeth Emanuel, dhe zhuponi prej taftaje në ngjyrë fildishi kushtonte 9000 paund. Kurora që Diana mbajti në kokë ishte pjesë e trashëgimisë së familjes Spencer. Edhe pse do të ishte nuse në familjen mbretërore, Diana vazhdoi të punonte si edukatore kopshti në “Young England Kindergarten”, Pimlico.

d3
d2
d1

Lady Diana princ charles
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.