Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj: Saliu s’ka shans të sjellë PD në pushtet, Basha u tërhoq zvarrë nga Berisha e Meta

14:46 / July 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ferdinand 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj thotë se Sali Berisha nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet dhe se kjo nuk lidhet me faktin se ai është shpallur non grata, por me gjithë të shkuarën e tij politike. Xhaferraj tha se duhet një lidershpi i ri opozitar dhe ato nuk mund të jenë as Meta dhe as Berisha.

‘Berisha nuk e sjellë dot PD në pushtet, i duhet opozitës një lidership i ri që të krijohet energjia e nevojshme për të sjellë opozitën në pushte. Gjithçka tjetër është shumë zhurmë për asgjë. Protesta e 7 korrikut veshja e hallit personal me hallin qytetar. Berisha godet rininë, u thotë që ju nuk mundeni dhe ja po kthehem unë.

Lidershipi nuk mund të jetë as Berisha dhe as Meta. Duhet krijuar një platformë opozitare dhe një hark i gjerë opozitare. Ne jemi më të dobët nga pikpamja elektorale nga Berisha po jemi më të fortë për të paraqitur një alternativë.’- u shpreh Xhaferraj.
Duke u ndalur tek zhvillimet politike në lidhje me verifikimin e politikanëve të cilat kanë qenë bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit, Xhaferraj tha se është i domosdoshëm.

‘Verifikimi i politikanëve është i domosdoshëm. Duhet të ndahemi nga e shkuara, me shprehje se ashtu ishte koha nuk mund të kalohet. Është momenti, nuk mundet shoqëria shqiptare të pajtohet pa u vendos drejtësia.’- tha Xhaferraj.

Duke folur në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, deputeti i PD-së komentoi dhe rikthimin e Ilir Metës në jetën aktive politike, i cili ka sulmuar vazhdimisht Lulzim Bashën.

Për Xhaferraj, as Meta dhe as Berisha nuk mund t’u tregojë askujt se kush ka të drejtë që të bëjë opozitë. ‘Të drejtën për ta kritikuar Bashën e kam unë dhe qindra demokratë të tjerë, ishte peng shumë i Berishës dhe më pak i Metës. Meta nuk ka të drejtë që t’ja tregoj askujt se kush bën opozitë. Në këtë konceptim Meta të bëjë opozitë me Edi Ramën po s’ka asnjë të drejtë që të tregojë se kush bën opozitë e kush jo. Lulzim Bashën kam të drejtë ta kritikoj unë.

U tërhoq zjarr nga Berisha dhe Meta. Humbi partinë por sot ka fituar lirinë. Nuk ka asnjë të drejtë. Berisha dhe Meta nuk folën asnjë fjalë atëherë. Për djegien e mandateve idenë e ka hedhur Berisha.  Nuk ka asnjë të drejtë të përcaktojë se kush bën opozitë dhe kush jo. Rama dhe Berisha për interesat e tyre iu ngulën thikën qytetarëve.’- tha Xhaferraj.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026

Në 17:00 nis Kuvendi/ Presidenti mesazh deputetëve: Energjia qytetare të ushqejë dialogun

17:00 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.