Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Kroaci, pasi është rrëzuar nga një lartësi.
21-vjeçari ishte punonjës i një kompanie të Zagrebit, ndërsa ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkallë mbi beton nga një lartësi prej rreth 20 metrash.
Policia kroate ka lajmëruar se ngjarja ka ndodhur në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar.