Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lavrov gjen kohë për Blinken, dy kryediplomatët folën për shkëmbimin e të burgosurve të premten

21:12 / July 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lavrov
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm rus ka gjetur kohë për homologun e tij amerikan, Antony Blinken, pasi ky i fundit i kërkoi që të bisedonin për të disa të burgosur në shtetet respektive. Gjatë bisedës u fol edhe për Ukrainën, për të cilën kryediplomati amerikan tha se SHBA kurrë nuk do t’i njohë territoret e pushtuara ukrainase.

Ka zgjatur vetëm disa orë pritja për mbajtjen e një telefonate mes sekretarit amerikan të Shtetit dhe homologut të tij rus.

Lajmin e ka bërë të ditur në orët e vona të pasdites së të premtes kryediplomati Antony Blinken, i cili tha se kishte pasur një bisedë të sinqertë me Sergei Lavrov.

Blinken: Unë fola me ministrin Lavrov, ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë. Unë insistova që Kremlini ta pranojë ofertën tonë për lirimin e Paul Whelan dhe Brittney Griner.

Propozimi i Uashington përmban edhe lirimin e tregtarit rus të armëve Viktor Bout, i cili u dënua me 25 vjet burg në SHBA në vitin 2012 pasi u akuzua për armatosjen e një grupi terrorist dhe komplot për të vrarë shtetas amerikanë.

Ende nuk ka asnjë reagim nga Moska.

Nuk dihet nëse Kremlini do ta pranojë ofertën e Departamentit të Shtetit.

Më herët proceset e shkëmbimit e të të burgosurve mes dy vendeve kanë dështuar, megjithëse Moska këtë herë u zotua që të tregohet më konstruktive.

Sekretari Blinken bëri me dije se biseda me Lavrov u ndal edhe te Ukraina.

Ndërsa nuk dha shumë detaje, Blinken bëri zotimin e Amerikës për territoret e pushtuara të Ukrainës nga forcat ruse.

Blinken: Gjatë bisedës folëm edhe për Ukrainën, me këtë rast i thashë ministrit të Jashtëm rus se bota nuk do t’i njohë kurrë territoret e aneksuara të Ukrainës.

Aktualisht Moska ushtron kontroll në disa qytete kryesore në jug dhe në lindje të Ukrainës.

Disa administrata ushtarako civile të vendosura nga Moska kërkojnë që të shpallin së shpejti referendume me qëllim bashkimin e këtyre territoreve me Federatën Ruse.

blinken burgosurve lavrov
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.